Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eshte nje shqiptar njeriu me i përmendur ne 24 oret e fundit ne mediat Zvicerane. Thuajse i vetëm Altin Osmani ka eliminuar nga kupa e Zvicrës as me pak e as me shume, por prestigjiozet e Grashopers nga Zyrihu. Skuadra e kategorisë se trete FC Keniz ka bere mrekullinë duke eliminuar skuadrën me mjaft tradite dhe kete fale një shqiptari. Gjithçka ka nisur mjaft mire per vendasit qe luanin përpara 2300 shikuesve ne stadiumin e tyre modest kundër skuadrës nga Zyrihu qe renditet momentalisht ne vendin e dyte te superliges. Ne minute e 4 nis shfaqja e 25-vjeçarit Altin Osmani qe ka depërtuar ne zone nga e djathta dhe aty eshte penguar duke u rrezuar. Per gjyqtarin ka penallti dhe është vete Osmani qe kalon te tijet ne avantazh. Vetem dy minuta me pas barazojnë miqtë me nje tjetër penallti, por serish Osmani me nje goditje këndi shërben mjaft mire per shokun e tij te skuadrës Gigic qe ka kaluar serish vendasit ne avantazh. Ne pjesën e dyte ka patur nje numër te madh rastesh per Grasshoppers, por here sulmuesit jane treguar te pavëmendshëm e here portieri i vendasve nuk kane lejuar te shënohet. Per te ardhur minuta e 87 kur vendasit kane kapur ne kundërsulm te vetem mbrojtësin shqiptar te Grashopersit, Alban Pnishin qe nuk ka patur ç?te beje me dhe Altin Osmani ka vulosur fitoren sensacionale te inferioreve ndaj gjigandit nga Zyrihu. Ne radhët e bardhebluve luanin edhe shqiptaret e tjerë Mergim Brahimi, Shani Tarashaj, dhe Florian Kamberi ndërsa tek skuadra e Kenitz ne stol ishte edhe Ardit Zenuni. Ne ndeshjen tjetër te 1/16 Thuni fitoi minimalisht ne fushën e Lozanes 0-1 dhe u kualifikua ne fazën e 1/8.

Category

📺
TV
Comments

Recommended