Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
20 shqiptarë akuzohen si anëtarë të një bande kriminale në Manchester të Britanisë dhe janë arrestuar në kuadër të një operacioni të gjërë të ndërmarrë nga policia britanike.
Shqiptarët akuzohen se janë anëtarë të një bande që merrej me trafik droge dhe se me shitjen e kokainës së cilësisë së lartë kishte arritur të fitonte rreth 250 mijë stërlina.
Operacioni u kodua ?Cortez? dhe grupi shpërndante drogën në lokale luksoze të natës.
Policia beson se shqiptarët që merreshin me shitjen e drogës vinin nga Shqipëria duke përdorur pasaporta false italiane dhe greke dhe jetonin në periferi të qytetit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/banda-e-manchesterit-20-shqiptare-shperndanin-kokaine-me-linje-telefonike/