Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
TIRANE - Instituti i Statistikave, INSTAT publikoi të martën anketën e ndërmarrjeve. Sipas të dhënave të publikuara, numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive për vitin 2014 ishte 85.206 duke u rritur me 0,5 % krahasuar me vitin 2013.

Sipas aktivitetit ekonomik, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë, zënë 42,7 %, ndërsa sipas madhësisë, ndërmarrjet me 1- 4 të punësuar mbizotërojnë me 88,8 % ku prodhuesit e shërbimeve zënë 79,1 %

Në vitin 2014, numri i të punësuarve gjithsej është rritur me 26.359 të punësuar ose 7,7 % krahasuar me 2013. Prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me 5,4 %, ndërkaq prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me 2,3 %. Shitjet neto në 2014 arritën vlerën 1.739 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 6,3 % ndaj vitit 2013. Shitjet e realizuara nga prodhuesit e shërbimeve për 2014 përbëjnë 66,4 % të shitjeve gjithsej dhe kontribuojnë me 5,3 % në rritjen gjithsej të këtij treguesi.

Përsa i përket investimeve dallohet një rritje e tyre prej 11,3 % në vitin 2014, ku investimet nga ndërmarrjet kapën vlerën 181 miliardë lekë, në krahasim me 163 miliardë lekë që u investuan në 2013. Ndryshe nga treguesit e tjerë, prodhuesit e të mirave dhanë kontributin më të madh në rritje duke përbërë 69,7 % të investimeve gjithsej për 2014 nga 56,9 % që përbënin në 2013.

Rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, shprehin se shitjet neto për të punësuar, për vitin 2014 kanë pësuar rënie me 1,3 %, si rezultat i rritjes së numrit të të punësuarve (7,7 %) me një ritëm më të lartë sesa shitjet neto (6,3 %). Situata paraqitet e njëjtë për prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve. Rritja e punësimit me përkatësisht 6,1 % dhe 8,6 % përkundrejt rritjes së shitjeve neto me 2,7 % dhe 8,1 % rezultoi në rënie të shitjeve neto për të punësuar për prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve përkatësisht me 0,4 % dhe 3,2 %.

Category

📺
TV
Comments

Recommended