http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
300 mijë banorë të kryeqytetit tashmë mund të marrin shërbimin e kardiologjisë në poliklinikën e lagjes së tyre, duke shmangur kështu vizitën në QSUT. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka vizituar nga afër kabinetin e ri të kardiologjisë ne poliklinkën numër dy në kryeqytet. Beqja tha se tarifat për të fituar këto shërbime nuk janë më shumë se 100 lek. Investimi në këtë kabinet morri vlerën e 3 milion lekëve, ndërkohë që po blihen pajisje të tjera që mungojnë edhe në spitalet e rretheve.