Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
TIRANË- Vilion Cakollari prej kohësh përndiqej nga një person, i cili dyshohet se është edhe atentatori. Këtë fakt e ka pohuar vetë Cakollari gjatë kohës që është marrë në pyetje nga hetuesit.

Cakollari u ka rrëfyer hetuesve se ditën e mërkurrë dhe të ejnte ka vënë re një person që e përndiqte, por ska mundur ta identifikojë. Këtë fakt punonjësi i Ministrisë së Brendshme ua ka pohuar edhe familjarve të tij.

Vilion Cakollari mbrëmjen e se premtes u bë objekt i një atentati ku mbeti i plagosur. Vëllai i Cakollarit vuan dënimin për një vrasje të kryer vite më parë dhe kjo është pista kryesore ku është përqëndruar puna e policisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë Cakollari është edhe kunati i shtetasit, Petrit Lleshi, i dënuar me 17 vjet burg për grabitje dhe vrasje në kuadër të ?Bandës së Niklës?.

Category

📺
TV

Recommended