Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka paralajmëruar kompaninë e kolaudimit të automjeteve SGS se nëse nuk respekton kontratën mund të ketë rivlerësim të saj.
Teksa ka bërë një kontroll në zyrat e kësaj kompanie në Berat, Ministri ka shtuar se shteti shqiptarë respekton të gjitha kontratat nga koncensionarit ndaj dhe ai duhet të respektojë detyrimet ligjore.
?Ka nevojë të përmirësohet shërbimi ndaj qytetarëve. Kompania SGS të realizojë detyrimet për investime. Respektojmë detyrimet kontraktore ndaj koncesionarit por edhe SGS duhet të respektojë detyrimet për investime dhe standarte shërbimi. SGS të planifikojë që tani eleminimin e radhëve në fund të vitit. Ne i përmbahemi detyrimeve tona ligjore. Çdo koncesionar duhet të respektojë detyrimet kontraktuale. Mos respektimi i detyrimeve të kontratës, arsye për rivleresimin e saj? ka thënë Haxhinasto.