• 11 years ago
Për të gjithë qytetarët që përfitojnë mbi 2 milionë lekë në vit, 30 prilli është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave. Ligji i Tatimit mbi të ardhurat përcakton fundin e prillit si afatin e fundit për dorëzimin e deklaratave nga ana e këtyre subjekteve që tatohen me 15%. ?Dorëzimi i deklaratës individuale vjetore bëhet jo më vonë se data 30 prill e vitit që pason periudhën tatimore për të cilën bëhet deklarimi. Përjashtimisht, nga ky afat vetëm për vitin tatimor 2011, deklarata dorëzohet deri në datën 30 shtator 2012.?, përcakton Ligji i tatimit Mbi të ardhurat.

Penalitetet
Kur administrata tatimore konstaton raste të mosplotësimit në kohë të deklaratës vjetore të të ardhurave, zbatohen sanksionet administrative, të përcaktuara në ligjin e procedurave tatimore, për dorëzim. Këto procedura parashikojnë gjobë deri 10 mijë lekë për vonesën e paraqitjes së deklaratës vjetore të të ardhurave.

Nga ana tjetër, për vonesa në shlyerjen e detyrimit subjektet penalizohen me me 0.06% të tatimit për çdo ditë vonese në pagimin e detyrimit tatimor. Në rast kur tatimpaguesi, në deklaratën vjetore të të ardhurave, jep informacion të gabuar apo të rremë e të pakorrigjuar nga ai vetë, brenda afatit të parashikuar nga ky ligj për korrigjimin, zbatohen dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe të Kodit Penal.

Të dhënat
Deklarata vjetore e të ardhurave plotësohet nga tatimpaguesi që mbart detyrimin për të deklaruar, dhe përmban të dhëna për të ardhurat bruto, për shpenzimet e zbritshme të kryera, si dhe për tatimet e paguara gjatë periudhës tatimore. Deklaruesi, në rast se konstaton gabime materiale të bëra nga ai vetë gjatë plotësimit të deklaratës, ka të drejtë që, brenda 3 muajve nga data e dorëzimit të deklaratës, të bëjë korrigjimet e nevojshme.

Category

📺
TV

Recommended