Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në rast se Kongresi i hap udhë referendumit për çështjen e mandatit të kreut te PS, atëherë votimi duhet të mbahet 30 ditë nga zhvillimi i Kongresit. Burime pranë PS-së thanë se ky është afati që pritet t?i lihet në dispozicion fushatës në bazë, një periudhë që ndoshta do të përdoret nga deputeti Ben Blushi për të bindur anëtarësinë socialiste se duhet të ketë zgjedhje për kryetarin.Referendumi do të zhvillohet përmes parimit ?një anëtar, një vote?, por pyetja që do të shkruhet në fletën e votimit, pritet të përcaktohet nga Kongresi.
Në rast se Kongresi i PS, do të miratojë kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të thirrur referendum për mandatin e kryetarit, atëherë socialistët do t?i drejtohen votës 30 ditë nga mbajtja e Kongresit.
Projekt-statuti i ri i socialistëve ka përcaktuar në nenin 74 të tij, modalitetet e referendumit, por pa dhënë një afat.
Burime pranë PS thanë se në këtë rast, afati do të ketë bazë nenin 40 të statutit, që përcatkon se Kongresi thërret brenda 30 ditësh nga zhvillimi i tij, votimin për të zgjedhur kryetarin e partisë përmes parimit ?një anëtar, një votë?.
Të njëjtat burime, thanë se pritet që të disktuohet në Kongres edhe formulimi i saktë i pyetjes për çështjen e mandatit të kryetarit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/referendum-per-kryetarin-votimi-30-dite-nga-mbajtja-e-kongresit-te-socialisteve/