Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
TIRANE - Kjo e enjte përveç akuzave, zhurmës e bllokimit të foltores nga ana e opozitës, pati edhe dy momente të bukura. Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka ditëlindjen dhe këtë 24 mars bën 47 vjeç.

Gjatë fjalës që mori për diskutimin e një projektligji, deputeti Bujar Çela uroi kryeparlamentarin për ditën e lindjes, çka çtensionoi për disa çaste situatën në Kuvend.

Por deputetja Arta Dade zbuloi se një tjetër politikan ka ditëlindjen më 24 mars. Duke ju bashkuar urimeve për Metën, Dade i uroi ditëlindjen edhe ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Category

📺
TV

Recommended