Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
TIRANE - Nëse nuk ngrihen varrezat për çamët e vrarë, nuk do të lejojmë ndërtimin e varrezave të ushtarëve grek në vendin tonë. Këtë paralajmërim dha nga salla e Kuvendit kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Ai vuri në fokus të fjalës së tij edhe vizitën e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në Greqi, ku tha se është shqetësuese që nuk u fol për çështjen çame.

"Ne kemi kërkuar ngritjen e varrezave për çamët e vrarë nga bandat e Napolon Zervës. Do të marrim masa për moslejimin e ngritjes së varrezave të ushtarëve grek në Shqipëri. Së bashku me shoqërinë civile do marrim masa?, tha Idrizi.

Category

📺
TV

Recommended