Pas 4 vitesh burg, 22 vjeçarja Nazime Visha ka hedhur hapin e saj të parë drejt lirisë dhe një jete të re. Ky 25 mars do të mbahet mend gjatë për vajzën nga Zall-Herri, pasi pikërisht në këtë ditë, në orën 13.15 minuta, Nazime Visha la qelinë e burgut të grave ?Ali Demi?. Pas daljes nga portat e hekurta të burgut ku kalojë rreth 4 vite të dënimit, tashmë ajo mendon t?i rikthehet shkollës. ?Drejtoresha e institucionit më ka siguruar një bursë dhe do të filloj shkollën,? tha ajo. E buzëqeshur, Nazimja falenderoi para gazetarëve të gjithë ata që kontribuan në lirimin e saj. ?Falenderoj ministrin e drejtësisë, Eni Vasilin, Ismail Kadarenë, drejtoreshën e burgut dhe gjithë ata që më kanë ndihmuar?- ka thënë Nazimja. 22-vjeçarja pritej nga gjyshja dhe familjarë të tjerë të saj.