Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare konstaton tkurrje të tregut të sigurimeve. Sipas të dhënave, për dy muajt e parë të vitit, primet pësuan rënie me 4.7% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar ne masën 66.9% drejt sigurimit të automjeteve që është i detyrueshëm me ligj, ndërsa sigurimet vullnetare pësuan rënie.
Tkurret tregu i sigurimeve. Te dhenat e fundit te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare tregojne se ne periudhen janar-shkurt të këtij viti, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën mbi 1.9 miliardë lekë, me renie 4.7% kundrejt të njëjtës periudhe të një viti më parë. Të dhënat tregojnë se qytetarët vazhdojnë të sigurojnë makinat e tyre, por jo jetën dhe pronat e tjera. Kjo pasi tregu mbeti i orientuar në masën 66.9% nga sigurimi i automjeteve, qe eshte i detyrueshem me ligj, ndërsa sigurimi I jetes dhe shendetit, si dhe prones zuri 16.5% respektivisht.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/tkurren-sigurimet-janar-shkurt-2016-primet-pesuan-renie-me-4-7/