Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Situata shqetësuese e krijuar në qarkun e Shkodrës dhe në pjesën tjetër të Shqipërisë, ku sipërfaqe të tëra toke bujqësore po përdoren për kultivimin e lëndëve narkotike ka shqetësuar kreun e Konferencës Ipeshkvnore, njëherësh Arqipeshkvi i Shkodrës imzot Angelo Massafra.
Nga katedralja e ?Shën Shtjefnit? ndërsa kremtoi meshën e Pashkëve, imzot Massafra lëshoi një apel të fortë për besimtarët e Krishterë, kur tha se në kisha mohoni të keqen, por nga ana tjetër tokat bujqësore dhe malet i keni kthyer në parcela droge. Ndjehem i turpëruar nga këto të krishterë vijoi imzot Massafra.
?Gjithë malet tona janë kthyer jo në tokë buke por në tokë droge, tokë vdekjeje. Ndihem i turpëruar nga të tillë katolikë. Mohoni të keqen. Ky është mesazhi i Pashkeve, thoni jo të tilla formave te të bërit para?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/masafra-keni-shnderruar-malet-nga-toka-me-buke-ne-toke-droge-ndihem-i-turperuar/