Deputeti Demokrat Edi Paloka tha para protestuesve se policët Bashkiak janë në mbrojtje të krimit dhe jo të ligjit.
"Jemi dhe sot para dëshmisë së një shteti inekekzistent që dënon e burgos njerëz të pafajshëm. Duhet të kenë parasysh të gjithë edhe këta policë që detyrimine kanë ndaj kushtetutës. Duhet të zbatojnë ligjin dhe jo individë. Sot jemi para faktit që tregon se ktu nuk ka shtet me një kryeministër që urdhëton dhunimin dhe mbron me polici oligarkinë. E dëgjuat të gjithë kur Veliaj tha se sdo priten pemë. Është akti më skandaloz që tregon që shteti dhunon qyetarët. Këta që mbrojnë krimin do të dënohen një ditë qofshin këta edhe policët.Ne nuk kemi një skenar se si do të vijojë protesta"-tha Paloka.
Nderkohe në një dalje publike mengjesin e sotem, deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani paralajmëroi protesta në Liqenin Artificial të Tiranës, për t?i thënë jo sipas tij shkatërrimit të mushkërisë së vetme të qytetit. Partia Demokratike e cilëson ndërhyrjen të paligjshme, duke i kërkuar Prokurorisë të hetojë.