Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
TIRANË - Imami i xhamisë pranë ?Unazës së Re? Armand Ali meret në pyetje nga prokuroria e Tiranës, pasi është i dyshuar për falsifikimin dhe shpërndarjen më pas në internet të një dokumenti, që dyshohet se e ka prezantuar si dokument të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Dokumenti i shpërndarë në internet ku tregogej se kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Skënder Bruçaj informonte ish-kryeprokurorin e Krimeve të Rënda Eugen Beci, për një listë emërorë që duhet të mbahen nën vëzhgim për shkak se ishin të dyshuar se përkrahnin terorrizimin, është bërë shkak për nisjen e hetimeve dhe marrjen në pyetje të imamit të xhamisë së ?Unazës së re? Armand Ali.

Sipas kallëzimit të KMSH të depozituar në prokurori në 1 mars 2016, imami i vetëshpallur Ali akuzohet për nxitje të urrejtjes dhe grindjeve fetare dhe falsifikim dokumentash. Në kallëzim thuhet se në profilin e tij imami "i veteshpallur" ka postuar një listë me emra hoxhallarësh dhe besimtarësh ku sipas dokumentit shoqata e KMSH i shikon si të dyshuar për terrorizëm. Me anë të këtij dokumenti dhe disa postimeve të tjera në ?facebook? por edhe media të tjera, ky imam do ti tregojë ndjekësve të tij se disa persona punonjës të shoqatës janë duke punuar kundër interesave të besimtarëve musliman.

Category

📺
TV

Recommended