• 11 years ago
Kompania franceze Eurocopter i ka kërkuar Forcave të Armatosura Shqiptare që të pezullojë fluturimet me helikopterin tjetër Ec 145 deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit të ndodhur një javë më parë.

Dyshimet se shkak për rrëzimin e helikopterit mund të ketë qenë një defekt ka bërë që kompania të marrë masa paraprakisht për shmangien e ndonjë aksidenti të radhës.

Gjithashtu mësohet se kamera e sigurisë së helikopterit është dërguar në Gjermani për të zbardhur pamjet filmike.

Category

📺
TV

Recommended