Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Ina Balla ka bërë kimoterapinë e pestë, ku mjekët e spitalit Onkologjik i kanë siguruar se do të bëhet mirë.

Pas 4 orësh terapi, mjekët i kanë thënë se nuk duhet të ketë frikë, pasi do ja dalë të mposhtë sëmundjen e kancerit të gjirit. Sipas mjekëve, Ina do të marrë për 5 vjet ilaçe në mënyrë që të ta luftojë kancerin e gjirit.

Nëna e dy vajzave shprehet se besimi se mund t?ja dalë me sëmundjet, po rrritet gjithmonë dhe më shumë.

Apeli në Report TV ka bërë që Ina Balla të ndihmohet nga shumë qytetarë dhe biznese. Sot dy vajzat e saj shkojnë në shkollë, ndërsa ina i blen ilaçet që i japin mjekët me lekët që kanë kontribuar qytetarët. Edhe njëherë Report Tv u bën apel atyre që kanë mundësi ta ndihmojnë nënë e dy fëmijëve, për të përballuar sëmundjet por edhe për të rritur dy vajzat e saj.

Category

📺
TV

Recommended