Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Avokati i Ylvi Beqajt, administratorit të kompanisë arabe, ?Saudi Brothers Commercial Company? që i dhuroi ish-hotel ?Vollga? në Durrës, Emiljano Shullazit, i shkruan kryeprokurorit Adriatik Llalla. Avokati Roland Samarxhiu në një prononcim për ?Shqiptarja.com? ka deklaruar se kjo letër është dërguar që më datë 14 prill. ?Ne e kemi dërguar këtë letër për arsye se donim të informonim kryeprokurorin Llalla për problemet që hasëm gjatë procesit gjyqësor, por edhe më pas me regjistrimin e pronës?, u shpreh avokati. Në letrën e dërguar Llallës renditen me detaje, të gjitha të dhënat e kësaj prone, që nga blerja e saj në vitin 1994, zhvillimin e 15 proceseve e kundër proceseve gjyqësore dhe deri te kalimi saj në emër të Shullazit.

Në letër që në fillim i kujtohet kryeprokurorit Llalla, se pronari i vetëm i kësaj prone është arabi me shtetësi shqiptare Abdulazziz Al-Nowaiser njëherazi konsull nderi i Shqipërisë në Arabinë Saudite dhe pjesëtarë i familjes mbretërore. Avokati, e cilëson të turpshme, që për më shumë se 10 vite gjykatat dhe zyrtar të hipotekave nuk respektuan ligjin për regjistrimin e pronës, që tentuan t?ia vjedhin individ të caktuar me mbrojtje edhe në sistemin e drejtësisë. Në letër, avokati kërkon nga prokurori përgjithshëm, që të hetohen ata personat që me anë të falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës së dhënë nga gjyqtar të caktuar, tentuan t?i vjedhin pronën konsullit të nderit të Shqipërisë në Arabinë Saudite.

Category

📺
TV

Recommended