• 11 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trafikantët gjejnë mënyra të ndryshme për të transportuar lëndën narkotike. Së fundi, një sasi prej 20 kg drogë e llojit kanabis sativa u sekuestrua në Durrës.
Droga ishte fshehur brenda një pasqyre në formë tallazhi. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Neshet Alushi, 57 vjeç, banues në Vlorë.
?Gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, në vijën e dytë, në autobuzin tip Iveko me targa AA 117 NA, me drejtues shtetasin Alushi, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa?, sqaron Ministria e Brendshme.
Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit O.A. 32 vjeç, banues në Vlorë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/fantazia-e-trafikanteve-fshehin-20-kg-kanabis-ne-nje-pasqyre/

Category

📺
TV

Recommended