Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ambasada amerikane konfirmon se takimet e ambasadorit Lu me grupet parlamentare do mbahen javen e ardhshme. Nderkohe sot u shty mbledhja e grupit te PD, ndersa PS e LSI mblidhen te marten. Ne kuvend Kryeministri Rama i kërkoi paraardhësit te tij, te deklarohej publikisht pro reformes ne Drejtesi, por kjo kerkese shkaktoi debate te forta.

Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda rrezoi te gjitha kërkesat per lirim qe kishin paraqitur Emiljano Shullazi dhe dy bashkepunetoret e tij. Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi do mbahen ne burg ndersa po hjetohen per shantazh, krijim organizatash kriminale.

16 refugjatet siriane qe mberriten dje pasdite ne Devoll nuk paralajmerojne ndonje fluks drejt Shqiperise. Zyrtare te ministrise se brendshme bejne te ditur se ata jane pjestare te nje familjeje qe ishin mashtruar nga taksistet greke, qe u moren parate per ti derguar nga Idomeni ne Serbi dhe lane ne kufi me Shqiperine.

Pas akteve te dhunes ne ndeshjen Tirana-Partizani, drejtuesit e Partizanit akuzojne drejtuesit e Tiranes si frymëzues te dhunes si dhe policine per heshtjen qe tregoi. Drejtori i pergjithshem i partizanit, Dritan Dervishi, kerkoi hetime nga organet e drejtesise, dhe masa te fora ndëshkuese nga federata.

Category

📺
TV

Recommended