Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Izet Haxhia ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij dhe të vëllait, nga Sali Berisha gjatë inaugurimit të memorialit të ri të Azem Hajdarit në Tiranë.

Haxhia shkruan në Facebook se kur autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin e tij nga Turqia, ai ishte dakord, me kusht që të hapej gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit dhe të përballej në gjyq me Berishën.

Por, pas miratimit të kësaj kërkese nga Ministria e Drejtësisë, Berisha, sipas Haxhisë, hoqi dorë nga ekstradimi i tij.

Ndërkohë, ai pasi përsërit se Azemin e nxori në pritë Berisha, thotë se personi që tani Berisha e konsideron hero, në fakt e vetmja trimëri që ka bërë, është vjedhja e koteceve të pulave.

?Sot prapë marshalli i zi na lëshoi xhevahirin e radhës, jo nga ato që merr nga ?qytetari dixhital?, por në inaugurimin e memorialit të atij qe i pat vënë nofkën e marshallit.

Na kishte ?zbuluar? se Rama i trembur prej ?heroit? te tij, te cilit ne te gjalle nuk i la gjë pa punuar deri sa e lëshoi edhe ne prite, paska frike prej tij edhe në ëndërr dhe po flirtoka me vrasësit e tij në burg, dhe tjetrin e paska nxjerrë prej burgut me letra fallco.

Që ty o Sale të ka plasur cipa, nuk ke nevojë ta them unë se këtë e dinë gjithë shqiptarët.

Që je një mashtrues ordiner, po e tregon dhe e ke treguar tash 25 vjet.

Po pse more legen shpif se vëllai im doli nga burgu me letra false të përgatitura nga Rama?

Vëllai im beri dite me dite plot 15 vjet burg te padrejte te kurdisur nga ti dhe prokuroret e gjykatësit e tu te shitur e korruptuar, qe nje dite vinin ne zyren tende, diten tjetër ne zyrat e SHIK-ut e te Arben Rakipit.

Neqofte se ka ndonjë bashkëpunim te shkëlqyer mes teje e te majtëve, është bashkëpunimi pwr tw mw dënuar mua e vëllezërit e mi pwr njw krim qw nuk e kishim bwrw apo tw kemi pasur dijeni.

Category

📺
TV

Recommended