Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Në Durrës ka ndodhur një tjetër vrasje. Shpëtim Shala është gjendur i vdekur brenda automjetit të tij. Policia dyshon se ekzekutimi është kryer nga profesioniste me një pistoletë me silenciator. Viktima, sipas policisë, ka qenë person me precedentë penal dhe është hetuar për trafik droge.

Partia demokratike ka rene dakord qe të hënën të votoj në parim draftin për reformën në drejtësi. Por megjithatë sipas opzitws kanë mbetur të paplotësuara kërkesat e saj që zbehin kapjen politike të drejtësisë dhe se me cfarë shumice do të zgjidhen anëtarët e disa institucioneve të reja.

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi akuzohet nga opozita se në formularin e vetëdeklarimit për dekriminalizmin, nuk ka shpjeguar arsyet e ndalimit në Gjermani në 2002, ndaj kërkon zbatimin e ligjit. Roshi reagoi duke thënë se ne gjermani ishte ndaluar si emigrant pa dokumente.

Bankat privat janë në vështirësi për të shitur pronat e sekuestruara nga mos shlyerja e kredive. Vlera e këtyre pengjeve ka rritur në 22 miliardë lekë në fund të viti 2015. Banka qëndrore u kërkon bankave te nivelit te dyte qe te krijojnë agjenci për ti menaxhuar këto prona.

Category

📺
TV

Recommended