Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vendin tonë, 550 persona talasemikë i drejtohen spitaleve për të kryer transfuzion gjaku. Numri i të prekurve nga ky çrregullim ne gjak është në rritje për shkak të mungesës së parandalimit. Nënat gjatë shtatëzanisë për shkak të mungesës se informacionit, raportojnë institucionet shtetërore, nuk kryejnë analizën për të ditur nëse janë apo jo bartës të talasemis
Në Shqipëri jetojnë rreth 550 persona talasemikë të cilët i drejtohen disa herë në muaj spitaleve për të kryer transfuzion gjaku që është jetike për këtë kategori.
Shoqata e Talasemikëve, autoritetet e shëndetësisë dhe qëndra e transfuzionit të gjakut u shprehën se ka një situatë më të përmirësuar të gjakut, por për talesmikët asnjëherë sasia që vjen nga dhuruesit nuk është i mjaftueshëm.
Klodian Rrjepaj:Ne kemi 10 dhurime për 1000 banorë, ndërkohë që për të plotësuar nevojat na duhen 15 dhurime për 1000 banorë.
Irena Qendro:Këtë vit nuk kemi marrë fare dhënës të paguar dhe kjo është një arritje.
7% e popullatës që vuan nga ky defekt gjenetik i sintezës se hemoglobinës janë mbartës; pra lindje nga prindër talasemikë. Përpjekjet për parandalimin nuk kanë qenë të mjaftueshme, mungon informacioni për nënat për të kryer analizën e gjakut gjatë shtatëzanisë së tyre.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/ne-shqiperi-550-persona-talasemike-7-e-popullesise-mbartes-te-crregullimit/