Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të rritur imunitetin tek fëmijët në kohën kur ka ka shtim të viruesve të reja, ekspertët e shëndetit rekomandojnë përfshirjen në kalendarin e vaksinave, edhe 3 vaksinat e reja. Sipas Institutit të Shëndetit Publik sugjerohet futja në kalendar e vaksinave të varicelës, gripit dhe rotavirusit. Këto vaksina do të parandalonin sëmundje si lia e dhenëve, meningiti dhe diarreja. Aktualisht ato gjenden në tregun farmaceutik por nuk përfshihen në kalendarin e vaksinimit falas për fëmijët.
Kalendari i vaksinave në Shqipëri, sipas ekspertëve të ISHP parandalon 10 sëmundje si: tuberkulozi, fruthi, rubelola, shytat dhe hepatitet. Akutalisht këto vaksina injektohen tek fëmijët e sapo lindur e deri mbi 1 vjeç. Për shkak se vitet e fundit ka një shtim të viruesve të reja në qarkullim në vendet të tjera të botës, ku as Shqipëria nuk mund të bëj përjashtim, autoritet shëndetësore rekomandojnë që në kalendarin e vaksinimit të përfshihen vaksina të reja si ajo e rotavirusit për mbrojtjen nga diarreja, varicela për mbrojtjen nga sëmundja e lisë së dhenëve dhe vaksia antigrip.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/ishp-rekomandon-perfshirjen-e-3-vaksinave-te-reja/

Category

📺
TV

Recommended