Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Zbardhet pasuria e kryebashkiakëve, disa prej të cilëve të quajtur edhe ?pashallarë?, për shkak të numrit të madh të mandateve, në krye të njësive vendore. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, deklaron pranë ILDKP se ka boshatisur xhepat dhe llogaritë, gjatë dy viteve të fundit, periudhë kohore kjo që përkon me procesin gjyqësor, ku më në fund, u shpall i pafajshëm nga Fatmira Hajdari. Mziu ka deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pakësim të parave në gjendje cash dhe në llogari bankare, në shumat 3.500 euro, 12 mijë euro, 26 milionë lekë dhe 230 euro. Për vitin 2015, Xhelal Mziu deklaron pagën si kryebashkiak 1,078,807 lekë si dhe shpërblime si anëtar i Këshillit të Qarkut, 136,325 lekë.

Po ashtu, Mziu deklaron shpërblim për bashkëshorten si drejtore banke në shumën 79,050 lekë. Kryetari i Bashkisë Kamëz thotë se ka marrë një hua nga vëllai i gruas dhe një tjetër borxh ia ka marrë vëllait të vet. Ndërkaq, në deklaratat e viteve të mëparshme, Mziu ka deklaruar një shtëpi banimi me sipërfaqe 92 m2 si dhe një Mercedes Benz në vlerën 500 000 lekë.

Category

📺
TV

Recommended