Klement Balili është zyrtarisht trafikant droge. Autoritetet greke kanë dërguar në orët e para të pasdites mandat-arrestin ndërkombëtar për ish-drejtorin e Transporteve të Sarandës. I mbiquajtur ?Eskobari i Ballkanit? është tani në kërkim, por rezulton në territorin shqiptar. Ministri Tahiri thotë se ai do të kapet shumë shpejt.
Klement Balili jetonte në një fshat të Delvinës, në një vilë me palma të denjë për nofkën e vënë si ?Eskobari i Ballkanit?. Por bashkëfshatarët e tij thonë se e njihnin si një Robin Hud bamirës që u bënte ndere. Ata i quajnë sulmet politike, pasi, sipas tyre, fisi i Balilëve ishte i lidhur me opozitën.
Shqipëria mund të jetë vend kampion për burgosjet për trafik droge. Vetëm Gjykata e Krimeve të Rënda në 12 vjetët e krijimit ka dhënë mbi 700 dënime për trafikantë. Kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni thotë se ka një problem në ligj dhe ndëshkimin e njëjtë mes trafikantëve dhe mbjellësve.