Në një prononcim për, Report TV, pas ndeshjes dhe konfirmimit zyrtar të fitores, Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, u shpreh i entuziazmuar kur tha se ky është titulli më i veshtire e ndoshta me i bukur
Takaj tha se premio për lojtarët e Skënderbeut do të jetë 100 mijë euro, çmim ky i caktuar që në fillim të sezonit.
?Këto janë ndeshje me presion të madh, vit i lodhshëm i vështirë. Eksperienca e Skënderbeut bëri që ne ta fitojmë edhe këtë herë. Kjo është premio e Skënderbeut që e fitoi, premio është 100 mijë euro që në fillim të sezonit që do ishte kjo.
Nesër në orën 20:00 do të jepet kupa dhe do të bëhet festa në Korçë, tha Taka, duke theksuar se Europa League e Champions është synimi i Skënderbeut në fazat në vijim.
Në fund ai bëri edhe një batutë duke ju përgjigjur presidentit të FSHF-së Armando Dukës i cili do të dëshironte Partizanin kampion.
?Duka parashikues i keq, do ti duhet të vijë në Korçë?- tha Takaj me humor