Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Reforma ne drejtesi kthehet ne piken zero. Demokratet pasi ndryshojne perfaqesimin ne komision paraqisin nje draft te ri krejt te ndryshem nga ai i rene dakort me nderkombetaret dhe me mazhorancen. Nder te tjera kërkohet shkrirja e 4, nga 11 institucionet e reja te sistemit te drejtesise.

Finalja e superliges zhgënjen bastet. Skenderbeu eliminon cdo surprize dhe shpallet kampion per here te gjashte rresht duke vendosur nje rekord historik. Fitorja e partizanit ndaj teutes nuk mjafton. Rilindja e te kuqve ndalon ne vendin e dyte dhe festa e parashikuar e federates ne tirane, shtyhet me nje dite ne korce.

akuzat per përgjimet, nxjerrin nga selia sekrete, shefin e shërbimeve visho ajazi lika. Ai i eshte përgjigjur per 90 minuta pyetjeve dhe insinuatave kryesisht nga deputetet e majte per pajisjen e përgojuar te policise. Sipas tij pajisja potencialisht mund te perdoret per përgjime dhe te cenoje sigurine kombetare.
?
Pajisja e përfolur eshte futur nga nje port shqiptar, dhe nuk eshte regjistruar nga pala italiane, e cila ka regjistruar makinen me te cilen e ka sjelle. Pajisja thuhet nuk eshte deklaruar ne dogane per shkak se do ishte transit ne shqiperi. Llalla deklaron hapjen e hetimit penal dhe thote se nese provohen akuzat, cenohet siguria kombetare.

Nderkohe mbulohet me mister përfshirja interforces italiane ne kete ceshtje. Ambasadori italian thote se jane ne bashkëpunim te plote me autoritetet shqiptare, por muret diplomatike kane penguar hetimin e prokurorise se tirane. Te marten ne nje takim te panjoftuar me ambasadorin italian eshte takuar edhe lulzim basha.

Pamje nga filmat hollivudiane jane regjistruar ne qytetin portland te shteteve te bashkuara. Qielli eshte ndriçuar ne menyre te frikshme, sikur mbi qytet po binte nje meteor. Me ndryshimin e vetem se ne qytet nuk po xhirohej nje film por kamerat regjistruan renien e nje meteori te vertete.

Category

📺
TV

Recommended