Gazetari sportiv Eduard Ilnica i është rikthyer punës së tij në pasqyrimin e lajmit sportiv.
Në një intervistë për emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv ai ka thënë se, është rikthyer në detyrën e tij.
Para disa ditësh Ilnica u sulmua fizikisht dhe u dhunua në mënyrë brutale nga presidenti i Klubit Sportiv Kastrioti, Alban Vogli në mes të kryeqytetit pas shkrimit që bëri për ngjarjet e pahijshme ne ndeshjen Korabi - Kastrioti.
Vogli u arrestuar nga policia pas publikimit të lajmit për rrahjen brutale të gazetarit në një lokal dhe tentativës për ta marrë atë me dhunë në makinë.
Gjykata e la në burg Presidentin e Kastriotit, Voglin, për dhunën ndaj gazetarit.
Në analizën sportive kjo ngjarje u etiketua si e turpshme për futbollin shqiptar në dhunimin e gazetarit Eduard Ilnica.