Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kryeministrit Rama në seancë të dorëzojë pajisjen me të cilën pretendohet se janë kryer përgjime.
Berisha tha se pajisje të tilla kanë hyrë edhe në qeverisjen Nano dhe Berisha, por për të luftuar krimin dhe jo për të përgjuar Presidentin. Berisha kujtoi gjithashtu se një pajisje e tillë nuk mund të hyjë në Shqipëri pa autorizim të Prokurorisë.
Por kryeministri Rama reagoi duke e quajtur Berishën gënjeshtar patologjik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-rames-dorezo-pajisjen-e-pergjimit-mos-kerceno-gjyqtaret-me-agacin/