Prokuroria e Vlorës, ka bërë sot sekuestro preventive për 20 mijë m2 tokë në Himarë, pasi dyshohet se ishte përfituar përmes dokumentacionit të falsifikuar.
Sipas Prokurorisë së Vlorës, toka e sekuestruar është në zonën e Palermo - Himarë dhe dyshohet se, dokumentet u falsifikuan nga Vasil Rrapo.
Ajo shton se hetimet për këtë çështje ka nisur pas një kallëzimi të bërë.