Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Policia ka zbuluar identitetin dhe fotot e autoreve te vrasjes se ndodhur pak jave me pare prane stadiumit selman stermasi. Ata jane shpallur ne kërkim dhe sipas policise jane Jani Aliaj nga Tepelena dhe Renato Hysni Milloshi 36 vjec banues ne tirane, djali i poetit te ndjere dhe ish kryetarit te partise komuniste.

pas babait, tani ne telashe mund te jete edhe i biri. Djali i kryebashkiakut te dibres shukri xhelili rezulton ne nje nje liste me 130 zyrtare, per te cilet opozita ka kerkuar informacion te autoritett, per shkak se ka dyshime se jane persona me rekorde kriminale.

Nisin procedurat per ndertimin e hidrocentralit mbi lumin drini i zi, ne fshatin katund i ri. Qeveria shpalli procedurat per koncesionarin e skavices dhe afati i dorezimit te ofertave eshte deri ne 11 korrik. Opozita akuzoi qeverine se ka paracaktuar fiturit e tij, qe do te jete nje konsorcium turk.

Aksidentet rrugore vazhdojnë të jenë vrasësit e vertete dhe te pandëshkuar ne vend. Në më pak se 5 muaj numri i viktimave ka kaluar 90 dhe sipas ekspertëve tendeca e rritjes se nurmit eshte e frikshme, cka mund ta rradhise vitin 2016 tek rekordet e zeza ne histori. Cka shpjegon perse policia dhe ministria e transporteve po perpiqen te kalojne pergjegjesite tek njera-tjetra.


Pak dite para fillimit te përgatitjeve finale per euro 2016, fillojne shenjat e para te nje dueli te heshtur mes trajnerit de biasi dhe federates se futbollit. Presidenti duka boton nje leter te hapur ku përtej respektit per zgjedhjet e trajnerit flet me admirim per salihin. Por de biasi pergjigjet me nje videomesazh tifozëve ku u kërkon mbështetje.

Ajo eshte bije e nje martese te perziere mes nje shqiptari dhe nje ruseje, por duket se nuk ka qene kjo arsyeja perse sopranoja me fame boterore iva mula eshte pritur sot ne beograd nga kryeministri aleksander vucic. Mula do te mbaje nje koncert ne kryeqytetin serb.

Category

📺
TV

Recommended