Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Edi Rama fton edhe nje here lulzim bashen qe te takohen sa me shpejt, per ti dhene nje zgjidhje bllokimit te reformes ne drejtesi nga opozita. Kryeministri ne nje interviste per top channel i lutet partise demokratike te mos terhiqet nga procesi dhe te rrezikoje ta ktheje vendin ne nje vrime te zeze. Por ai thote se drafti nuk preket pasi prek vete thelbin e reformes.

Ftesa e edi rames per bashen vjen ne diten kur kreu i opozites ka dhen nje refuzim qe ngjan përfundimtar per te votuar draftin e rene dakort me mazhorancen dhe nderkombetaret. Lulzim basha ka hequr cdo dyshim kur ka fshikulluar direkt keta te fundit si hipokrite, pasi sipas tij ata duhet te shqetësoheshin per thelbin dhe jo per kohen e miratimit te reformes.

Shukri Xhelili ankimoi ne Kushtetuese shkarkimin si kryetar i bashkise se Peshkopise. Ankimi quan te padrejte shkarkimin, por teknikisht ai e shtyn mbajtjen e zgjedhjeve ne kete bashki deri ne përfundimin e shqyrtimit nga gjykata. Top channel pat mesuar se nje vendim per kete ceshtje gjithsesi do te jete i shpejte

UEFA hapi hetim ndaj Skenderbeut, skuadres qe morri titullin e gjashte kampion. Korcaret dyshohen per trukim rezultatesh ne ndeshjet nderkombetare por dhe ato te kampionatiti shqiptar. Prej te martes presidenti I ekipit dhe drejtuesi sportive ndodhen ne gjeneve ku pritet te merret edhe nje vendim per disa ndeshje te dyshuara si te trukuara.

Eljan Tanini, ishte nje nga aktivistet me te flakte te kundërshtimit te projektit te kendit te lojrave ne parkun e liqenit artificial. Por tashme ai ka braktisur protesten kunder parkut te lodrave te liqeni dhe nderkohe do te ndertoje nje projekt te tijin artistik. Te financuar nga bashkia e tiranes.

Inva Mula po korr sukses ne Serbi ende pa kenduar. Fama e sopranos se madhe shqiptare ka imponuar respekt ne Beograd. Ne operan e kryeqytetit serb, e vetmja shqiptare qe ka interpretuar ka qene Tefta Tashko Koço ne vitin 1945. Ne nje interviste per top channel ajo tregon per emocionet para koncertit dhe pritjen qe po i bejne serbet.

Category

📺
TV

Recommended