Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Dy aktivitete ndërkombëtare të nivelit botëror kanë zgjedhur Shqipërinë për të bërë aktivitetin e tyre shkencor vjetor për mjekësinë prenatale.

Departamenti i Obstetrikë ? Gjinekologjisë dhe Shoqata Shqiptare e Mjekësisë Prenatale, mblodhën bashkë 70 lektorë, ekselentë nga të gjitha vendet e botës në dy data 27-29 Maj, të cilët prezantuan kërkimet e tyre shkencore.

President i këtij kongresi, Orion Gliozheni tha se propozimet dhe studimet që ka bërë shkenca në këtë fushë në nivelin botëror duke e aplikuar në vendin tonë përmirësojmë gjithnjë e më shumë shifrat e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë të nënës dhe fëmijës.

Gjëja më e rëndësishme në mjekësinë prenatale sipas Frank Chervenak është shpërndarja e informacionit dhe studimeve shkencore nga doktorët e mjekësisë prenatale nga e gjithë bota.

Category

📺
TV

Recommended