Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi u shpreh gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, se edhe biznesi kërkon miratimin e reformës në drejtësi.
"Renditja jonë për korrupsionin nuk është aq e mirë. Proceset gjyqësore zgjasin me vite. Ndaj ne e përkrahim reformën në drejtësi. Problem tjetër është çështja e pronës. 70% e bizneseve e konsiderojnë miratimin e reformës në drejtësi të domosdoshme. Aktualisht jemi në nivelin e diskutimit politik", u shpreh Ekonomi.

Sektori elektro-energjetik është një ndër sektorët, që sipas ministres Ekonomi, do të bënte që bashkëpunimi rajonal të ishte i suksesshëm. Lidhur me këtë, ajo siguroi se Shqipëria mbetet e hapur për të bashkëpunuar me vendet e rajonit. ?Për Shqipërinë bashkëpunimi rajonal do të thotë angazhim i përbashkët për të ruajtur paqen dhe për të rritur bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm?, theksoi ministrja Ekonomi.

Sipas saj, Shqipëria po kalon transformim të rëndësishëm, ku rritja ekonomike po merr hov, ndaj dhe qeveria është e angazhuar për të ndërmarrë të gjitha masat dhe reformat e nevojshme për të mbështetur zhvillimin ekonomik. Ekonomi deklaroi se gjendja ekonomike në vend është e stabilizuar.

Category

📺
TV

Recommended