Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Më 29 Gusht 2015, Kreu i qeverisë Shqiptare dhe Kryeprokurori paralajmëruan nga Vlora se askush s'mund të gëzojë pronën e vjedhur dhe falsifikatorët do të ndëshkohen. Kur ende s'ka kaluar një vit nga kjo konferencë bilanci i pronave të sekuestruar arrin në 500 ha përfshi kullota, troje dhe plazhe.

Pas sekuestros së fundit prej 220 ha në plazhin e shën vasilit në karaburun ku vlera e tregut arrin në 100 milion euro, hetimet për mafien e tokove në bregdet kanë ngritur dyshimet se pas tyre qëndron një grup i strukturuar kriminal.

Këtë të enjte kryeprokurori Llalla ka zhvilluar një takim në vlorë me drejtuesin e akuzës Ramadan Troci dhe kreun e krimeve të rënda Besim hajdarmataj.
ReportTv ka mësuar se në këtë takim është vendosur të kalojnë në filtrin e hetiemve të gjitha titujt e pronësisë në bregdetin e Vlorës të fituara dhe regjistruara në hipotekë nga viti 1994 deri në vitin 2012.

Për sekuestron e vendosur në Shën Vasil në prangat e policisë deri më tani janë 5 pesona përfshi dhe zyrtat si Noter, Avokat apo përfaqësues të hipotekave.
Këto janë disa nga pronat e sekuestruara nga prokuroria e Vlorës:

31 Maj 2016
Prokuroria e Vlorës ka vendosur nën sekuestro 220 hektarë tokë në zonën e Karaburunit, vlera e të cilës përllogaritet sipas çmimeve zyrtare në rreth 100 (njëqind) milionë euro, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të falsifikuar.

20 Maj 2016
Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestron e një sipërfaqe toke 20 mijë metra katrorë, në zonën e Palermo-Himarë, pasi dyshohet se është përfituar nëpërmjet dokumentave të falsifikuar nga ana e shtetasit Vasil Rrapo.

Category

📺
TV
Comments

Recommended