• 10 years ago
Njezet e kater ore para takimit Rama-Basha vjen mesazhi i drejtperdrejte publik i Brukselit. Federika Mogherini kërkon miratimin e reformes ne drejtesi dhe thote se ky mund te jete nje fillim i ri i Shqiperise ne raportet me BE. Ajo thekson se per votimin mban pergjegjesi cdo deputet. Por ne Tirane, stafet e dy liderëve jane larg rakordimit te axhendes se takimit.

Tirana i ben gati dosjen ?Bushati? ministrit te jashtem te Greqise, Nikos Kotzias. Top channel ka mesuar se si kryefjale eshte mbyllja e kapitullit te luftes se dyte boterore, ku përfshihen ligji i luftes dhe pronat e cameve. Nderkohe Athina reagon ashper ndaj deklarateve te Rames dhe Bushatit.

Top Channel zbardh vendimin e gjykates se Larte qe riktheu per rigjykim dosjen e bujshem te grupit te etiketuar si "hakmarrje per drejtesi". Argumenti kryesor i kolegjit penal eshte se shumica e provave kunder 10 te pandehurve jane te pavlefshme pasi jane marre ne kundershtim me ligjet.

UEFA ka vendosur nje shpërblim te majme gjate evropianit te Frances dhe përfitues jane edhe dy ekipe shqiptare. Rreth 6 mije euro ne dite do ti paguaje klubeve per cdo lojtar qe eshte pjese e nje kombëtareje. Dhe nga superliga shqiptare ne France kane shkojne vetem Orges Shehi i Skenderbeut dhe Alban Hoxha i Partizanit.

Category

📺
TV

Recommended