Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Partia Demokratike ironizon panairin e Policisë së Shtetit, ku janë ekspozuar disa prej pajisjeve dhe mjeteve të bluve. Sekretari i Aksionit Qytetar në PD, Ervin Salianji ishte sot pranë panairit të Policisë. Ai tha se panairit i mungon pajisja e përgjimit, Emiliano Shullazi, Kelmend Balili si dhe makina me targa AA 003 GB, akuzuar nga demokratët se transportonte drogë.

?Për ditë me radhë Panairi i Policisë që shihni këtu, nuk arriti që të ekspozonte sukseset personale të Ministrit Saimir Tahiri. Nuk u ekspozua gjatë panairit të policisë suksesi i Ministrit Tahiri, që është mbulimi i gjithë Shqipërinë nga droga. Nuk u arrit të ekspozohej makina e famshme AA003GB e kushërinjve të ministrit e cila transportonte drogë e nuk ndalej nga policia. Nuk u arrit të ekspozohej suksesi i ministrit Tahiri për të nxjerrë jashtë kufijve të Shqipërisë Arben Frrokun, vrasësin e komisar Lamajt, nuk u arrit të ekspozohej mënyra se si ministri Tahiri arriti të nxirrte jashtë shtetit dhe ndihmoi të arratisej Balilin, apo Eskobarin e Ballkanit, baroni i drogës siç njihej për mediat ndërkombëtare. Nuk arriti të ekspozohej as kriminaliteti i lartë në vend, as gjobat dhe represioni që policia e shtetit ushtron ndaj qytetarëve?, tha Salianji.

Category

📺
TV
Comments

Recommended