Startoi sot në Report Tv emisioni ?Dreka franceze? dedikuar Kampionatit Europian të futbollit.
Çdo ditë, nga 9 qershori deri në 11 korrik, nga ora 14:00-15:00 në këtë emision do keni mundësi të gjeni gjithçka që ndodh në Francë nën moderimin e gazetarit, kolegut Andi Kapxhiu.
Të gjithë golat e ndeshjeve,momentet pikante,ato të dyshimta,deklarata të protagonistëve, statistika dhe kuriozitete do të vijnë në ?Dreka Franceze?. Por jo vetëm kaq, në emision protagonist mund të bëhen dhe teleshikuesit, nëpërmjet telefonatave, ku mund të shprehen mendimet e tyre rreth kombëtares sonë dhe jo vetëm. Gjatë emisionin të parë, u kontaktua me menaxherin e kombëtares rreth të rejave më të fundit nga ekipi që siç dihet ndodhet i grumbulluar në qytezën Perros Guirec.
Comments