Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot kalimin e mandatit të deputetit nga Koço Kokëdhima te Edmond Leka. Anëtarët e KQZ votuan 4:3. Përfaqësuesit e opozitës kërkuan që Leka t'i nënshtrohej fillimisht verifikimeve për gjendjen gjyqësore dhe për këtë qëllim votat e tyre shkuan kundër kalimit të mandatit.

Sipas listës shumëemërore të kandidatëve për deputetë në Qarkun e Vlorës, mandati i Kokëdhimës i kalon Lekës.

Koço Kokëdhima humbi mandatin e deputetit me vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila e gjeti në papajtueshmëri në Kushtetutën. Kokëdhima u akuzua nga opozita se kishte përfituar fonde publike gjatë kohës së ushtrimit të funksionit të deputetit.

Category

📺
TV
Comments

Recommended