Tre persona kanë mbetur të plagosur në rrugën Fushë-Krujë-Laç pasi një autoveturë i ka dalë përpara një kamioni i cili ka qenë duke transportuar automjete të vogla.
Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Hasan kur automjeti tip benz me targë TR 4344S duke udhëtuar në drejtim të Tiranës është përplasur me një kamion ?Bizake? i cili po transportonte autovetura të reja për në Maqedoni.
Të plagosurit ndonëse janë dërguar në spitalin e zonës, janë dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin ushtarak Tiranë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe sipas hetimeve paraprake bëhet e ditur se autovetura ka qenë me shpejtësi të madhe aq sa nga përplasja ajo ka fluturuar të paktën 150 metra larg duke rënë pranë një këndi lojrash për fëmijë në të cilin fatmirësisht nuk ndodheshin fëmijë.