Takimi Basha meta përfundoi pas dy oresh me ate qe te dyja palet e cilësuan bisede te frytshme. PD nuk heq dore nga vendet e rezervuara. Meta i rikthehet fjales konsensus por nuk thote nese takimi kishte edhe miratimin e partnerit te tij politik Edi Rama.
UEFA njoftoi se ka nisur hetimin ndaj Shqiperise dhe do marre nje vendim me 21 korrik. Shkak eshte ankesa e Greqise per nje baner ku u përmend Çameria. Eshte përgjigjur Ministria e Jashtme e Shqiperise duke thene se çeshtja çame eshte thelbesore ndersa sjellja e tifozëve shqiptare ne France eshte shembullore.
Aktet e perseritura te dhunes nga tifozet ruse ne marseje kane detyruar uefan te nise procedimin ndaj federates se futbollit te këtij vendi. Prej dy netes ruset jane përleshur me britaniket. Tensione dhe përleshje ndodhen edhe ne Nisë mes irlandezo verioreve, francezeve dhe polakeve.
Prokuroria e krimeve te renda ka shpjeguar se si pjestaret e fisit Çapja ne Elbasan sulmuan me arme zjarri nje patrulle policie. Sipas prokurorise ata nuk u ndalen edhe pasi u paralajmëruan disa here se kishin te benin me police. Me akuzen e vrasjes te punonjësit te policise, ardian Çapja, Florenc Çapa dhe Bledar Muça do qendrojne ne burg pa afat.