Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Një tjetër pronë këtë me sipërfaqe 89 hektarë në plazhin e Zvërnecit me vlerë 110 milion euro është sekuestruar nga prokuroria e Vlorës këtë të martë pas sekuestros së 31 Maj 2016 ku me vendim gjykate u sekuestruan 220 h truall në Karaburun.

Kjo pronë me vlerë tregu 110 milion sipas hetimeve të akuzës së Vlorës i përket shtetasit Raimond Mezi i arrestuar 2 javë më parë pas sekuestros mbi truallin në Karaburun.

Sekuestrimi i kësaj prone ka risjell në vëmendje gjyqtarit Skerdilajd Konomi të ekzekutuar nga një atentat mafioz 6 vite më parë në bulevardin Vlorë-Skelë teksa ai shkonte në zyrën e tij në gjykatën e Vlorës.

Nga hetimet prokuroria ka zbardhur se pronësia mbi truallin 89 h në Zvërnec është bërë me një vendim gjyqësorë të falsifikuar në 2003, vendim që mban emrin e gjyqtarit Konomi i cili rezulton se në atë periudhë nuk ka qenë ende gjyqtar.

Ende nuk dihet nëse ky fakt do të rihap apo jo hetimet për ekzekutimin e Konomit 5 vite më parë, por të kontaktuar nga ReportTv zyrtarë të prokurorisë së përgjithshme thanë se vrasja e gjyqtarit është një dosje që s?është mbyllur asnjëherë.

Category

📺
TV

Recommended