Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fill pas konferencës së kryeministrit Edi Rama, reagoi kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili e nisi fjalën e tij me një analogji të akuzave të opozita për disa prej ministrave dhe zyrtarëve të qeverisë, për të shkuar më pas tek drejtësia.
Basha theksoi se Komisioni i Venecias është arbitrit që qëndron mbi Tiranën, Brukselin dhe Uashingtonin.
Basha: Rekomandimi 88 i opinionit final të Venecias, arbitër të vetëm për reformën në drejtësi. Për Tiranën, Brukselin, për Uashingtonin, ka një arbitër kur bëhen reforma të tilla dhe ky është Komisioni i Venecias, do apo sdo! Unë jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë ndihmuar për këtë reformë, por të harroj gjithkush se mund të mbivendoset apo të zëvendësojë Komisionin e Venecias.
Kreu demokrat tha se kryeministri pranoi sistemin proporcional në dy prej institucioneve të reja, çka sipas Bashës, kjo do të thotë pranim i Rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, pavarësisht se sipas tij, Rama nuk pranon termin e vendeve të rezervuara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-e-ba...

Category

📺
TV

Recommended