Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ati i shenjtë papa Françesku ka pritur në Vatikan presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, një takim ky që rrit shanset për njohjen e shtetit më të ri në Ballkan. Këtë fakt e ka pohuar edhe vetë kreu i shtetit për RTK, ndërsa ka thënë se një takim i këtij niveli tregon që në një të ardhme jo të largët, selia e shenjtë të njohë Kosovën. Gjatë bisedës me presidentin Thaçi, papa Francesku ka vlerësuar tolerancën dhe bashkëjetesën fetare dhe etnike që ekziston në Kosovë. Kjo nuk është hera e parë që kreu i Vatikanit takon presidentin e Kosovës. Përpara përfundimit të mandatit Francesku ka pritur edhe ish-presidenten Ahtifete Jahjaga.

Category

📺
TV

Recommended