• 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Arsimit mohoi publikimin e dy tezave të provimit të matematikës në rrjetet sociale. Sipas këtij institucioni, kjo është një tentativë e qëllimshme për të cënuar procesin e maturës shtetërore. Bëhet fjalë për 2 teza të publikuara në internet; teza e parë është ajo e variantit A, vërtetësia e së cilës u mohua edhe nga maturanët. Ndërsa teza e dytë, Varianti B, u publikua përpara orarit zyrtar të përfundimit të provimit të maturës shtetërore dhe maturanët konfirmuan vërterësinë e saj.
Ndryshe nga provimet e tjera të maturës shtetërore, ai i matematikës prodhoi zhurmë dhe debate pasi u publikuan online 2 variante tezash.
Varianti parë, ai A, u publikua në internet pëpara hyrjes së maturantëve në provim.
Mes denoncuesve në rrjete sociale, ishte dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbi-42-mije-maturante-zhvillojne-neser-provimin-e-matematikes-rregullat/

Category

📺
TV

Recommended