• 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre persona janë plagosur me armë zjarri para bashkisë së Kavajës, pas një konflikti që ka degraduar me të shtëna. Sipas policisë autori i plagosjes është shtetasi Saimir Kurti, i cili është shoqëruar për në komisariat.
Ndërkohë të plagosur nga konflikti i sotëm mbetën shtetasit Eqerem Kazazi, djali i tij Irkid Kazazi që mban dhe postin e kreut të FRPD të Kavajës si edhe Dritan Xhixha, shitës ambulant që rastisi pranë vendit të ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të castit për parkingun e makinës. Pasi janë konfliktuar fillimisht verbalisht, autori i dyshuar i ka qëlluar në këmbë tre personat të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kavajës, ku janë jashtë rrezikut për jetën. Drejt Kavajës udhëtoi dhe sekretari i përgjithshëm i partisë Demokratike Arben Ristani, i cili u bëri thirrje institucioneve të ndalin vrullin e frikshëm dhe gjakun që sipas tij po derdhet në të gjithë vendin nga kryeministri Rama dhe njerëz të tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tre-te-plagosur-ne-kavaje-ne-shengjin-parandalohet-krimi/

Category

📺
TV

Recommended