Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfundimi i Presidencës holandeze të Këshillit të Bashkimit Europian është mbajtur me aktivitete festive në Shkodër. Ambasadorja e Holandës në vendin tonë, Van de Weerd tha se u zgjodh Shkodra pasi është një qytet i ngjashëm me qytetet në Holandë. Diplomatja premtoi mbështetje me projekte për Shkodrën, siç është ekspozimi i fotografive të Marubit në shtator.
Vargjet e interpretuara me mjeshtëri nga aktori, Mirush Kabashi, çelen mbrëmjen kulturore kushtuar përfundimit të Presidencës holandeze të Këshillit të Bashkimit Europian, organizuar në sheshin përpara Bashkisë Shkodër nga Ambasada e Mbretërisë së vendeve të ulëta.
Ambasadorja Dewi Van de Weerd e shoqëruar nga qytetarja e parë e Shkodrës, Voltana Ademi, premtoi mbështetje me projekte në ato që i cilësoi si ura lidhëse mes dy vendeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/mbremje-kulturore-ne-shkoder-ne-shtator-ekspozita-e-marubit-ne-holande/