Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Opera "Cosi fan tutte" është ringjitur mbrëmë në skenën e Teatrit Operës dhe Baletit duke lënë pas shijen e suksesit. Ajo ka ardhur në skenë me të njëjtin interpretim dinamik si në premierën e shkurtit. E risjellë në skenë pas tetë vitesh nga regjisori Nikolin Gurakuqi, kjo opera e cilësuar si kryevepra e Moxartit, pritet të rishfaqet edhe në datat 23 dhe 25 qershor.

Mbrëmë në teatrin e operës dhe baletit publiku ka ndjekur me kënaqësi vibrimet e bukura të zërave lirikë si Etleva Golemi, Vikena Kamenica, Armand Likaj, etj.

Edhe pse shfaqja e parë e kësaj vepre daton që nga viti 1790 në Tetarin e Vjenës, ku ka interpretime tw bukura ajo vazhdon tw pëlqehet edhe në mijëvjeçarin e tretë.

Karakteri i lojës, i mizaskenave, të gjitha janë pështatur bukur me interpretimet e artistëve në pozicione të vështira, herë duke ikur me vrap, herë duke qëndruar shtrirë, etj.

Magjia e muzikës së Moxartit, fabula intriguese kur bashkohet me një aktrim interesant siç po ndodh me këta artistë, e justifikon edhe një skenografi moderne me figura gjeometrike.

Category

📺
TV

Recommended