Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Flori Çelepia një nga pronarët e anije peshkimit ?Çelepia 2? të marrë peng nga marinari egjiptian, Adel Muhamet Sallam, shprehet se nuk i kanë asnjë borxh këtij të fundit.

Ai shprehet se anija ka dalë në det me datën 18 dhe më datë 21 ka humbur kontaktet me stafin e anijes.

Flori Çelepia pohon për Report Tv se ka komunikuar me Adel Muhamed Sallam, përmes Whatsapp-it dhe ky i fundit i kërkon 70 mijë euro pasi në kundërt nuk e kthen anijen.

Çelepia i bën apel Policisë dhe strukturave përgjegjëse të ndërhyjë për të kthyer dy marinarët dhe anijen në atdhe.

Ndërkohë, Damian Malja, djali i kapitenit të peshkarexhës ?Çelepia 2?, Dhimitër Malja, rrëfen se familja e tij është shqetësuar për fatin e kryefamiljarit. Ai i bën apel shtetit të ndërhyjë urgjenisht.

Damian Mema pohon se babai i tij s'ka pasur asnjëherë problem në çështjen e pagesës me pronarët e peshkarexhës "Çelepia2".

Category

📺
TV

Recommended